shitjet e kompjutereve fillojne renien pas pandemise 62556cd2d23d2

Shitjet e kompjuterëve fillojnë rënien pas pandemisë

April 12, 2022
1 minut lexim

Shitjet globale të kompjuterëve personalë në tre mujorin e parë të 2022 ranë ndërsa efekti i pandemisë ka filluar të reduktohet sipas të dhënave të Gartner dhe Internaiton Data Corporation (IDC).

Ndërsa IDC raporton 80.5 milionë kompjuterë të shitur, Gartner flet për një shifër më të ulët prej 77.5 milionë ose 7.7% rënie krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Gartner thotë se rënia e shitjeve të Chromebook pakti impakt të lartë negativ në treg dhe nëse nuk llogarisim këto kompjuterë, tregu në tërësi do të ishte rritur me 3.3% krahasuar me vitin e kaluar.

IDC nuk përfshiu asnjë shifër në lidhje me Chromebook por vëren një ngadalësim të shitjeve tek institucionet arsimore të cilët shfrytëzojnë 40 milionë Chromebook.

Lenovo është brendi më popullor ndjekur nga HP, Dell dhe Apple.

Tregu i kompjuterëve shënoi rritje me 11% në 2020. Problemet me zinxhirët e furnizimit shkaktoi një rënie me tremujorin e 3-të të 2021 por që rikuperoi në fund të vitit që lamë pas.

Të dy firmat analitike pranojnë se në tërësi ky treg po fillon të rikthehet në nivelet e mëparshme pas rritjes së papritur nxitur nga pandemia dy vitet e fundit. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ARTAN GRUBI DHE EJUP RUSTEMI 2
Story i mëparshëm

Korridori 8 dhe 10D, mbahet seanca e parë e Komitetit dhe vendoset formimi i tre ekipeve

cfare mund te ndodhte nga nje presidence e mundshme e marine le pen 62556e095e0b8
Story i radhës

Çfarë mund të ndodhte nga një presidencë e mundshme e Marine Le Pen?

Të fundit nga

Tërmet i fortë në Tajvan, mbi 20 të plagosur

Një tërmet me magnitudë 6.4 i dhkallës Rihter  goditi Tajvanin jugor pak pas mesnatës të së martës, duke dëmtuar disa ndërtesa dhe duke plagosur të paktën 27 persona, thanë autoritetet e ishullit.
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë