Shitjet e automjeteve elektrike bien 25 për qind në Australi ndërsa blerësit më shumë po i preferojnë ato hibride

November 19, 2024
1 minut lexim

Australia i është bashkuar grupit në rritje të vendeve, blerësit e makinave të të cilave po e shohin veten “larg nga blerja e një EV”.

Sipas mediave të huaja, shitjet e makinave elektrike në vend ranë me 25 për qind në tre muajt deri në tetor, zbulojnë të dhënat e reja nga Shoqata Australiane e Automobilave.

Regjistrimet e automjeteve elektrike ranë nga 25,353 në tremujorin e dytë në 18,990 njësi në tremujorin e tretë, duke ulur pjesën e automjeteve me bateri në tregun e makinave nga 8.1 për qind në vetëm 6.6 për qind, më e ulëta që ka qenë në dy vjet.

Ndërkohë tregu i përgjithshëm i makinave ra me 7.6 për qind shumë më pak dramatik në të njëjtën periudhë.

Ata “refuzues” të EV-ve nuk po kthehen të gjithë në makinat e vjetra me djegie.

Në vend të kësaj, ata po e ndryshojnë gjithnjë e më shumë fokusin e tyre nga plotësisht në ato pjesërisht elektrike.

Sipas të dhënave, shitjet e hibridëve u përmirësuan me 3.3 për qind në tremujorin e tretë nga 46,727 në 48,282 njësi. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Motra e Dianës ‘kundër’ Arionit: Po e dëmton loja me të

Story i radhës

Ironizon tifozi i Kosovës

Të fundit nga

ShkoLartë