Shitjet e AMD bien me 40% për shkak të kërkesës së ulët për kompjutera

October 7, 2022
1 minut lexim

Prodhuesi Amerikan i çipeve Advanced Micro Devices (AMD) u bë kompania më e fundit gjysmëpërçuesve që përballet me rënie të kërkesës në një moment kur bota përballet me në turbulencë financiare dhe ekonomike.

Kompania e cila arriti të shmangë greminën ku rivalët Intel dhe Nvidia kanë rënë, zbuloi rënie të ndjeshme të ardhura vjetore. Kompania raportoi se të ardhurat këtë vit do të rriten me 29% nga 55% që kishte projektuar në fillim të vitit.

Rezultatet paraprake të AMD tregon të ardhura prej 5.6 miliardë dollarësh për tre mujorin e tretë fiskal të 2022. Kompania kishte shpresuar për 6.8 miliardë dollarë të ardhura.

Segmenti i klientëve gjeneroi 1 miliardë dollarë të ardhura tha kompania, ose 40% më pak sesa një vit më parë. Segmenti gaming solli 1.6 miliardë dollarë të ardhura, një rritje me 14% nga viti në vit ndërsa biznesi i qendrave të të dhënave gjeneroi 1.6 miliardë dollarë ose 45% më shumë se një vit më parë.

Shefja ekzekutive e AMD Lisa Su ja faturoi rënie kushteve të dobëta ekonomike që po përballet bota.

Borxhi i kompanisë u rrit me 2 miliardë dollarë këtë vit. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Elvana dhe Dhurata bashkë në festival?!

Story i radhës

Trajnerit i rinovohet kontrata

Të fundit nga

ShkoLartë