shitje kokaine dhe shfrytezim prostitucioni arrestohen tre persona ne lushnje 679783272393e

Shitje kokaine dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohen tre persona në Lushnjë

January 27, 2025
1 minut lexim

Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë në Lushnje. Dy prej tyre përshtatën ambientet e servisit të automjeteve, për përdorim dhe shitje të kokainës.

Ndërsa, shtetasi tjetër blinte doza kokaine në këtë ambient, si dhe shfrytëzonte për prostitucion, një 24-vjeçare.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Koordinimi”.

Gjatë operacionit u godit një rast i përshtatjes së ambienteve për përgatitje dhe  shpërndarje të drogave të forta dhe një rast i shfrytëzimit për prostitucion.

Përshtatën ambientet e servisit të automjeteve, për përdorim dhe shitje të kokainës, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Vihet në pranga edhe 1 tjetër shtetas që blinte doza kokaine në këtë ambient, si dhe shfrytëzonte për prostitucion, një 24-vjeçare.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinimi”, është zbuluar një servis automjetesh i përshatur për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Në ambientet e servisit, u kapën në flagrancë dhe u arrestuan shtetasit:

40 vjeç, banues në Lushnjë dhe 62 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, pasi gjatë kontrollit në ambientet e servisit në administrim nga shtetasi në të cilin ishte i punësuar shtetasi shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje;

44 vjeç, banues në Kuçovë. Ky shtetas kishte shkuar në ambientet e servisit, për të blerë lëndë narkotike, i shoqëruar nga një shtetase 24 vjeçe nga Kuçova, të cilën dyshohet se ai e shfrytëzonte për prostitucion.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dozat e kokainës që u gjetën në ambientet e servisit, 2 peshore elektronike, shuma parash të valutave të ndryshme dhe 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

prokuroria publike nuk do te kerkoje pershkallezimin e masave te kujdesit kunder merkos 67977e393914a
Story i mëparshëm

Prokuroria Publike nuk do të kërkojë përshkallëzimin e masave të kujdesit kundër Merkos

halil geci kush jane tradhtaret e kosoves ata qe e shiten dhe e shkaterruan si ldk ja dhe pdk ja apo kurti qe zbuloi dhe ndali tradhtite e tyre 67978c89438b6
Story i radhës

Halil Geci: Kush janë tradhtarët e Kosovës: Ata që e shitën dhe e shkatërruan, si LDK-ja dhe PDK-ja, apo Kurti që zbuloi dhe ndali tradhtitë e tyre?

Të fundit nga

Mexhiti uron muajin e Ramazanit nga Stambolli

10 Stamboll, 28 shkurt – Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka uruar besimtarët me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit nga Stambolli. Përmes një mesazhi
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë