Shisnin kokainë, arrestohen dy persona në Korçë, sekuestrohet një automjet dhe lëndë narkotike

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë 2 persona, t% akuzuar për shitje të lëndëve narkotike. Po ashtu është sekuestruar një automjet që drejtohej pa leje drejtimi, nga njëri prej të arrestuarve, dhe që përdorej për shpërndarjen e dozave, një sasi lënde narkotike kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje, si dhe 1 celular.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në vazhdën e operacioneve me fokus goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në zona të ndryshme të qarkut, finalizuan operacionin policor të koduar “Night sales 5″, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit K. F., 28 vjeç dhe A. F., 24 vjeçe, të dy banues në Korçë.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për veprimtarinë kriminale të këtyre 2 shtetasve, në lagjen nr. 1, Korçë, u ndalua automjeti me drejtues 28-vjeçarin dhe ku ishte pasagjere shtetasja A. F.

Nga kontrollet, shtetases A. F. iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje, ndërsa nga verifikimet, rezultoi se shtetasi K. F. lëvizte  me automjet, i papajisur me leje drejtimi, dyshohet për të shpërndarë dozat e kokainës”, njofton policia.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pas përfundimit të koncerteve, Dhurata Dora shijon pushimet në Vlorë

Story i radhës

Kështu janë çmimet e derivateve sot në Kosovë

Të fundit nga