Dy të rinj janë arrestuar pasi akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Forcat e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve pas informacioneve se dy shtetas që qarkullojnë me një automjet tip ‘Fiat’, shpërndajnë lëndë narkotike kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e mjetit të dyshuar, me të cilin udhëtonin dy të rinjtë.
Pas kontrollit u gjet një sasi lëndë narkotike kokainë e ndarë në doza gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i Besart. K., 26 vjeç, dhe Ernest. D., 24 vjeç, banues në Peshkopi.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.