Shisnin kanabis në Kamëz, arrestohet i mituri dhe 18-vjeçari

March 4, 2022
1 minut lexim

Një i mitur 17 vjeç dhe një 18-vjeçar ranë në prangat e policisë në Tiranë, pasi akuzohen se kanë shpërndarë lëndë narkotike të ndara në doza të vogla.

Policia bën me dije se dy të rinjtë me iniciale E.F. dhe E.M., në bashkëpunim me njëri tjetrin siguronin sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa dhe e shisnin atë në doza të vogla, në Babrru, Kamëz dhe në Paskuqan.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues 18-vjeçarin E. F. dhe pasagjer 17-vjeçarin M. K., u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe dy aparate celulare.

Në kuadër të operacionit “Braka 2”, u arrestua edge B. F., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa dhe më pas e shiste atë në doza të vogla, në zona të ndryshme të Tiranës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

INTERVISTA/ Beteja për Lushnjën, Indrit Sefa: Qytetarët e mi duan ndryshimin, pse fitoj të dielën

Story i radhës

Këshilli i OKB-së miraton rezolutën për dënimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut nga Rusia

Të fundit nga

ShkoLartë