Futbollisti Shiqeri Alili lshtë larguar nga skuadra e Kosovës së Dusseldorfit.
Ishte një vendim emocional për futbollistin që të ndahet nga skuadra kuqezi pas 14 viteve apo pothuajse një dekadë e gjysmë.
Ai kaloi vitet më të mirë të Kosova, aktualisht lider në Landesliga,
“Pas 14 viteve të jashtëzakonshme me FC Kosova Düsseldorf, Shiqeri Alili i thotë lamtumirë klubit tonë.
Që nga 3 marsi 2010, Alili ka qenë një figurë kyçe në historinë e ekipit, duke kaluar me ne çdo sfidë dhe duke ndarë çdo sukses.
Me përkushtimin e tij të palodhur dhe shpirtin luftarak, Alili ka mbrojtur dhe përfaqësuar me nder fanellën tonë, duke dhënë gjithçka në fushë. Ai është jo vetëm një lojtar i shkëlqyer, por një legjendë e vërtetë e FC Kosova Düsseldorf.
Në emër të FC Kosova Düsseldorf, të shprehim mirënjohjen më të thellë për 14 vitet e tua të përkushtimit dhe besnikërisë ndaj klubit tonë. Ti ke qenë një shembull frymëzimi, një udhëheqës i heshtur në fushë dhe një mbrojtës i patrembur i ngjyrave tona.
Kontributi yt nuk do të harrohet kurrë, dhe do të kujtohet gjithmonë si një pjesë e lavdishme e historisë sonë. Të urojmë suksese të reja dhe arritje të mëdha në çdo sfidë që të pret në të ardhmen.
Me respekt dhe mirënjohje të thellë”, njofton FC Kosova.
Burimi: botasot.info