Shilegov: LSDM është parti e robëruar – Kuzeska: Filipçe është zgjedhur në zgjedhje legjitime partiake

October 25, 2024
1 minut lexim


Ish kryetari i Shkupit dhe ish-funksionari i lartë i LSDM-së, Petre Shilegov, akuzoi se për momentin LSDM është parti e robëruar. Në rrjetet sociale ai shkroi se LSDM është e robëruar që nga viti 2019. Me dy “liderë” të imponuar nga rajoni i jugut. Kjo nuk është LSDM – thotë Shilegov. Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska, duke komentuar publikimet e Shilegovit, tha se LSDM ka pasur zgjedhje të brendshme legjitime partiake ku e zgjodhi liderin e ri në procedurë ku morën pjesë katër kandidatë. Nuk kemi për qëllim që të intervenojmë në sulmet personale dhe mbetemi të përkushtuar në parimet demokratike që i respektojnë qëndrimet e ndryshme por në suaza të dialogut të civilizuar, thotë Kuzeska.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zgjohen zërat kritik brenda LSDM-së, Kuzeska: Filipçe është kryetar legjitim

Story i radhës

“Nuk jam unë ‘peshku i madh’”- Lefter Koka “shpërthen” në Apelin e Posaçëm

Të fundit nga

ShkoLartë