Shifra faraonike

March 2, 2023
1 minut lexim

Shifra faraonike prej 326 milionë eurosh e shpenzuar vetëm në merkaton e dimrit, nga Presidenti i Chelsea, Todd Boehly, duket se nuk është asgjë krahasuar me investimet që manjati amerikan pritet të bëjë në merkaton e verës.

Sipas mediave italiane, bordi i “bluve” është në kërkim të një sulmuesi natyral, i cili mund të sjellë sërish “gola” në “Stamford Bridge” dhe emri më i përfolur në media është nigeriani i Napoli, Victor Osimhen, me Presidentin Todd Boehly, që është i gatshmë t’i paguajë lojtarit dyfishin e pagës së tij aktuale, teksa kujtojmë se nigeriani te Napoli fiton 4.5 milionë euro në vit.

Mirëpo, Chelsea nuk është i vetmi ekip i interesuar për shërbimet e “bomberit” 24-vjeçar, me “djajtë e kuq” të Manchester United, që prej kohësh janë në ndjekje të nigerianit.

Problem gjithashtu do jetë edhe shifra e “majme” që Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis kërkon, ku deri më tani bëhet fjalë për 120-130 milionë euro, për nigerianin Victor Osimhen, i cili vetëm në Kampionatin italian ka tundur rrjetën plot 19 herë dhe ka dhuruar 3 asistime, në vetëm 20 ndeshje.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shakira tregon se si ndihet pas ndarjes: Duhet të jem më e fortë se një luan

Story i radhës

“Është në panik”, Kryemadhi për Ramën: U ul te Majko që se vuri në listë për deputet

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë