Shqipëria zhvilloi të mërkurën një miqësore luksi me Italinë që mungon në Botëror, por mban në fuqi titullin e kampiones së Europës.
Ndjekja e madhe që tifozët në Shqipëri kanë për kampionatin italian, apo edhe për kombëtaren, ka bërë që stadiumi “Air Albania” të mbushej pothuajse plot dhe për këtë Panorama mëson se FSHF ka arritur të arkëtojë 700 milionë lekë nga shitja e biletave.
Me kapacitetin prej 21 mijë e 500 vendesh, me përjashtim të disa stolave bosh në sektorin e tifozëve miq, çdo cep tjetër i stadiumit ishte i mbushur.
Një gjë e tillë nuk shihej që në ndeshjen me Poloninë në vitin 2021, kur Shqipëria luante një ndeshje delikate në kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, e cila përfundoi me fitoren e polakëve.