Shi, rrebeshe e përmbytje, meteorologia Porja paralajmëron: Lajme jo të mira

November 20, 2022
1 minut lexim

Lajme jo të mira parashikohen për situatën e reshjeve në Shqipëri. Lajda Porja nga Shërbimi Meteorologjik Metoalb.

Porja u shpreh se do të vijojnë reshjet e shiut në mënyrë intensive gjatë gjithë ditës së sotme deri në mesnatë, ndërsa do të ndërpriten të hënën, por do të rinisin të martën.

Sipas saj do të shfaqen problematike përmbytjesh në disa zona, edhe në jug të vendit, ndërsa pa probleme parashikohet vetëm juglindja.

“Lajme jo të mira për sa i përket reshjet, pasi do të vijojnë dhe do  ketë intensifikim të reshjeve edhe gjatë orëve në vijim. Jugu dhe kryesisht Vlora do të ketë sasi të mëdha shiu, deri pas mesnate, tha Porja në një lidhje direkte me News24. Reshjet do të kenë ndërprerje ditën e hënë, por do vijojnë sërish të martën dhe të mërkurën, deri nga mesi i javës tjetër.

Është tejkaluar norma mujore në të gjithë veriun, nëntori pritet të dyfishojë normat mujore në pjesën më të madhe të territorit.

Problematikat do shfaqen nesër me përmbytje, akoma më shumë pas të martës, ku do të kemi një celulë që do të prodhojë ende reshje, duke bërë që ditën e enjte  do të kemi zgjerim të hartës së zonave të përmbytje. Juglindja nuk paraqet problem.

Edhe kryeqyteti do marrë reshje gjatë gjithë ditës së sotme, në mëngjesin e ditës së hënës, pritet t tejkalojë normën mujore të reshjeve. Lagje dhe zona të caktuara që kanë një historik përmbytjesh pritet të kenë problematika me përmbytjen.

Edhe Durrësi paraqitet problematik. E marta e mërkura do të sjellë sërish sasi të madhe shiu. 70% e territorit do të tejkalojë normën mujore. Përmirësim do të jetë ditën e enjte, ku do të ketë ndërprerje të reshjeve, ulje të intensitet të reshjeve. Temperaturat nuk janë problematike, mbeten temperatura vjeshte”, tha ajo.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pse “Katar 2022” nuk është si botërorët e tjerë?

Story i radhës

Pamje shqetësuese nga Lumi Llap

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë