shi i dendur dhe bresher aksi elbasan librazhd prrenjas shfaqet problematik me renie inertesh 67f296ec7292c

Shi i dendur dhe breshër, aksi Elbasan-Librazhd-Prrenjas shfaqet problematik me rënie inertesh

April 6, 2025
1 minut lexim

Mesditën e kësaj të diele, qytetet dhe fshatrat e Qarkut të Elbasanit u përfshinë nga moti i keq i shoqëruar me reshje të dendura shiu.

Pjesë të shumta të rajonit të Elbasan duke përfshirë tëgjitha qytetet dhe fshatrat përjetuan një përkeqësim të kushteve atmosferike që solli vështirësi në lëvizjen e qytetarëve në aktivitetet e tyre përditshme sidomos nga ora 14:00-15:00 kur intensiteti i reshje ishte mjaft i dendur.

Në zonat e thella malore të bashkive Librazhd, Prrenjas, Gramsh por edhe Elbasan kanë filluar reshjet e dëborës por me trashësi të papërfillshme për momentin .

Temperaturat kanë pësuar një ulje të ndjeshme këtë fundjavë duke shtuar vështirësitë për ata që jetojnë në këto zona dhe duke krijuar një situatë të vështirë për lëvizjen normale në zonat rurale dhe duke u bërë pengesë në realizimin e aktiviteteve në natyrë.

Megjithatë, Emergjencat Civile të bashkive Elbasan, Librazhd, Prrenjas, Gramsh, Cërrik, Peqin dhe Belsh raportojnë se nga moti i keq nuk janë shkaktuar probleme serioze për jetën e qytetarëve dhe situata është duke u mbajtur nën kontroll.

Autoritetet kanë vepruar menjëherë për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe për të evituar ndonjë rrezik të mundshëm. Ndërkaq nga mbizotërimi i motit me reshje ka pasur rënie inertesh në disa segmente të rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd-Prrenjas, veçanërisht në vendet e quajtura “Kthesat e Murrashit”, “Kthesat e Dragostunjës” dhe “Kthesat e Pishkashit”, ku nga lartësitë e kodrave kanë rënë gurë si edhe ka pasur rrëshqitje masivesh me dhera.

Megjithatë, fatmirësisht nuk ka pasur incidente dhe situata është menaxhuar mjaft mirë.Autoritetet kanë ndërmarrë masat e nevojshme për pastrimin e rrugëve dhe për garantimin  e sigurisë në këto zona.

Përkundër kushteve të këqija të motit, emergjencat dhe shërbimet e mbrojtjes civile kanë bashkëpunuar ngushtë për të siguruar që çdo situatë e mundshme e përkeqësimit të mbahet nën kontroll dhe që qytetarët të jenë  të mbrojtur nga rreziqet e mundshme të motit të keq.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

FB IMG 1743950552328
Story i mëparshëm

Drejtor i AZGJ-së Granit Osmani, “shpërthen” ndaj Ali Ahmetit: Nuk ra dinjiteti i shqiptarëve, por maska e liderit që kurrë s’i përfaqësoi!

iu dha lamtumira e fundit veteranit te uck se haki limani 67f2a0513d63c
Story i radhës

Iu dha lamtumira e fundit veteranit të UÇK-së, Haki Limani

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë