Shi e bubullima, ky është parashikimi i motit për fundjavë dhe javën tjetër

min lexim

Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë ditëve të ardhshme do të jetë më ngrohtë, por me mot të ndryshueshëm. Reshjet e shiut pritet të vazhdojnë.

Në ditët e ardhshme parashihet të mbajë mot më i ndryshueshëm. Do të ketë edhe vransira por edhe intervale me diell, e ditën e premte edhe erë më të fuqishme nga juglindja. Gjithashtu priten edhe kushte për reshje lokale shiu deri të shtunën herët në mëngjes.

Në fundjavë edhe më ngrohtë ditën e diel, me diell e vransira.

Cilësia e ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme. Vetëm orëve të mbrëmjes vende-vende vlerat e çastit kalojnë edhe në të dobëta.

22.04 – Herët në mëngjes riga lokale shiu.  Ditën ngrohtë, me diell e vransira, por edhe do fryjë erë më e fuqishme. Vonë pasdite dhe në mbrëmje edhe reshje lokale shiu, me mundësi për bubullima.

23.04 – Reshjet e shiut vazhdojnë herët në mëngjes. Ditën ngrohtë, me më shumë diell e zhvillime të vransirave lokale.

24.04 – Më ngrohtë, me diell e vransira kalimtare.

25.04 – Vransira e diell. Më ngrohtë. Përreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.

Temperaturat në rritje.  Minimalet rriten nga 1C të enjten në 5C e 8C ditëve të fundjavës. Maksimalet deri në 19C ditën e premte, e të dielen edhe në 23C.

Era frynë kryesisht nga jugu e juglindja, e lehtë e mesatare 3-12m/s, e ditën e premte edhe e fuqishme me hove deri në 17m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies nën vlera normale.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dronët e pakapshëm ‘Ghost’ do të dërgohen në Ukrainë

Story i radhës

Kërcënimi i municionit të pashpërthyer në Ukrainë

Të fundit nga