Shi e borë, këto janë temperaturat për fundjavë dhe javën e ardhshme

Mëngjesi i së shtunës parashihet më i ftohtë, por se me më shumë intervale me diell. Ditës zhvillohen vransira, që më vonë pasdite mund të japin kushte për riga lokale shiu përreth viseve malore.

Të dielen parashihet mot i ftohtë, i vranët dhe me shi, derisa viseve malore priten edhe të reshura bore.

“Temperaturat zbresin në 9C.  Ditën e hënë, kryesisht me vransira, por pa të reshura dhe më butë, 16C.  Të martën sërish të reshura shiu dhe temperatura në rënie deri në 12C”, thuhet në njoftim.

Javën e ardhshme, pas të mërkurës që sërish karakterizohet me mot stabil e më shumë diell, sërish priten mundësi për të reshura shiu ditën e enjtë dhe të premte, e temperaturat zbresin në 12C. 

“Fundjava e ardhshme duket më premtuese, me mot më stabil, ku mund të ketë më shumë intervale me diell, sidomos në ditët e fundit të muajit prill me tendencë të rritjes së temperaturave deri në 21C.  Nga një maji sërish shfaqen mundësi për rrebeshe shiu, por që temperaturat mbesin afër vlerave mesatare”, thuhet tutje në njoftim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

E rëndë: 35-vjeçarja qëllohet për vdekje nga ish-bashkëshorti, burri vret më pas veten

Story i radhës

“Kosova s’po përmbush detyrimet”, BE nuk është dado, duhet vullnet politik

Të fundit nga