shi deri te marten nga e merkura rikthehet moti me diell 6ae64c61d563a

Shi deri të martën, nga e mërkura rikthehet moti me diell

October 31, 2026
1 minut lexim

“Ditët e ftohta po afrohen, ndërsa temperaturat pritet të pësojnë ndryshime edhe në javët në vijim. A do të kemi reshjet e para të borës dhe sa i ftohtë do të jetë dimri këtë vit”.

Meteorologu Villen Popovski thotë se në ditët në vijim temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, prej një deri në dy gradë Celsius. Megjithatë, ky ndryshim nuk do të zgjasë shumë, pasi nga e mërkura pritet sërish rritje e temperaturave, me vlera maksimale që do të lëvizin nga 15 deri në 17 gradë Celsius.

“Nga sot deri të martën do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje shiu të herëpashershme me ndryshim intensiv. Më intensive do të jenë nesër të dielën dhe të martën. 00:38 Nga e mërkura pritet mot i qëndrueshëm pa shi dhe fundjava e ardhshme gjithashtu do të jetë e qëndrueshme me diell dhe pak vranësira. Do të thotë javën tjetër na pret mot i mirë”, deklaroi Villen Popovski, Meteorolog.

Meteorologu Popovski tha se për momentin nuk do të ketë reshje bore. Megjithatë, me rënien e temperaturave në ditët në vijim, sinjalet e para dimërore pritet të shfaqen në zonat më të larta malore. Ndërsa ditët e ardhshme pritet të sjellin mot më të qëndrueshëm dhe më shumë diell, mbetet të shihet se kur do të vijnë Temperaturat e para tipike të dimrit dhe nëse këtë vit do të kemi reshjet e para të borës më herët se zakonisht.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dafina zeqiri paralajmeron projekt te ri muzikor ky eshte mesazhi qe ngjalli kureshtje 6ae64bd260cc4
Lajmi i mëparshëm

Dafina Zeqiri paralajmëron projekt të ri muzikor? Ky është mesazhi që ngjalli kureshtje

Të fundit nga

ShkoLartë