daut beqiri dimitrievski te respektoje kushtetuten nese nuk i pelqen avancimi i gjuhes shqipe le ta braktise qeverine 6ae666a233924

Daut Beqiri: Dimitrievski të respektojë Kushtetutën, nëse nuk i pëlqen avancimi i gjuhës shqipe, le ta braktisë Qeverinë

November 1, 2026
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të liderit të partisë ZNAM, Maksim Dimitrievski, lidhur me çështjet e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, duke e akuzuar atë për nxitje të debateve etnike për interesa të ngushta politike.

Në reagimin e tij, Beqiri thekson se Kushtetuta dhe ligjet e Maqedonisë së Veriut nuk mund të trajtohen si ekskluzivitet i një pale dhe as të përdoren si instrument për demonstrimin e supremacisë etnike në një shtet multietnik.

Ai vlerëson se Dimitrievski po fshihet pas temave të ndjeshme për të mbuluar, siç shprehet, dështimet politike dhe rënien e rejtingut të partisë ZNAM.

“Nëse nuk je i gatshëm të respektosh Kushtetutën dhe ligjet e shtetit, askush nuk të detyron të qëndrosh në Qeveri! Koha e shovinizmit, e etnonacionalizmit dhe politikës përjashtuese ka kaluar”, deklaron Beqiri.

Ai i drejtohet drejtpërdrejt liderit të ZNAM-it, duke i thënë se nëse e pengon avancimi i përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, atëherë duhet të largohet nga Qeveria dhe të mos i përdorë çështjet etnike për interesa politike.

Në fund, Beqiri paralajmëron se askush nuk i ka dhënë mandat Dimitrievskit për të nxitur ksenofobinë dhe urrejtjen ndërmjet qytetarëve, për të prodhuar konflikte politike dhe për të krijuar, siç thotë ai, tymnajë politike sa herë që duhet të japë llogari për premtimet dhe rezultatet e qeverisjes.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shi deri te marten nga e merkura rikthehet moti me diell 6ae64c61d563a
Lajmi i mëparshëm

Shi deri të martën, nga e mërkura rikthehet moti me diell

zana avdiu vlereson deklaraten e kurtit per edukimin e vajzave dhe djemve 6ae667041766c
Lajmi i radhës

Zana Avdiu vlerëson deklaratën e Kurtit për edukimin e vajzave dhe djemve

Të fundit nga

ShkoLartë