Shkup, 24 shtator – Po zgjerohet dita ditës përkrahja dhe shqetësimi për presionin e kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Shaqir Fetai ndaj Agjencisë së Lajmeve Zhurnal dhe drejtorit Bexhet Musliu.
Në këtë drejtim, Shoqata e Gazetarëve Maqedonisë (SHGM) në mënyrë direkte dhe pa rezerva jep mbështetje për Zhurnal dhe drejtorin Bexhet Musliu në përballjen me padinë dhe kërcënimet kryetari i BFI-së. Madje në SHGM, si organizatë më e madhe dhe më e vjetër gazetareske në vendin tonë, janë të bindur se nuk ka bazë që kryetari i BFI-së të fitojë këtë proces, por gjithashtu shprehen bindur se qëllimi i tij është ushtrim presionit mbi lirinë e shprehjes.
“Jemi të njoftuar për procedurën juridike dhe për padinë nga Reisi i BFI-së, sepse jemi në kontakt të vazhdueshëm me zyrën e avokatit Filip Medarski, e cila zyrë me sukses mbron azetarët me vite të tëra. Pas konsultimeve me avoktatët, vlerësimi është se kjo padi ka gjasa të vogla të jetë në dëm gazetarëve, respektivisht dëmin tuaj, sepse është e qartë se tekstet që kontestohen hapin tema që janë me interes legjitim publik. Megjithatë, në seancën e ardhshme gjyqësore do të prezantojnë edhe përfaqësues të SHGM-së, që do ta mbikëqyrin procedurën gjyqësore. Meqë paditësi (Shaqir Fetai v.j.) kërkon dëmshpërblim të lartë dhe njëkohësisht është person me pozitë të lartë në bashkësinë fetare, mund vlerësohet se bëhet fjalë për padi të ashtuquajtur SLAPP (Strategic Laësuit Against Public Participation)”, thuhet në reagimin e SHGM-së.
“Këto janë padi që kanë për qëllim t’i heshtin dhe frikësojnë mediumet përmes proceseve gjyqësore duke i dobësuar financiarisht dhe për këtë arsye vlerësohen si formë e presionit ndaj lirisë dhe shprehjes”, sqarohet më tutje në reagim.
SHGM e konsideron veçanërisht shqetësues dërgimin e porosive me përmbajtje kërcënuese nga reisi Shaqir Fetai në celularin e drejtorit Musliu përmes WhatsAppit dhe fshirjen e tyre të menjëhershme. Njëkohësisht SHGM shpreh gatishmëri për të përkrahur Zhurnal-in në denoncimin e rastit në polici, duke afruar edhe ndihmë juridike për këtë qëllim.
“Për këtë arsye ju rekomandojmë që ta paraqitni rastin në polici për ta hetuar. Nëse është e nevojshme, këtë mund ta bëni në shoqërim të avokatit nga SHGM i cili mund të japë këshilla në mënyrë plotësuese. Mbetemi në kontakt dhe me syçeltësi e përcjellim zhvillimin e këtyre ngjarjeve”,
Zhurnal falënderon SHGM-në për këtë mbështetje, e njëkohësisht presim mbështetje të tillë edhe nga organizata e shoqata tjera venodre e ndërkombëtare që merren me mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve, nga përfaqësitë diplomatike që kanë përkrahur çdo herë mediumet në vendin tonë por edhe institucionet përkatëse që e kanë obligim të parandalojnë çdo lloj forme të presionit ndaj mediumeve.