shfuqizohen masat kunder virusit ne cerdhet e maqedonise 6279546f77038

Shfuqizohen masat kundër virusit në çerdhet e Maqedonisë

May 9, 2022
1 minut lexim
cerdhet 1

Masat kufizuese për mbrojtjen nga Covid-19 nuk do të zbatohen më në çerdhe, njoftojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e rregullt të 42-të i pranoi propozimet e Shtabit të Përgjithshëm Koordinues të Krizave të përcaktuara sipas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive.

Në përputhje me këto propozime, Qeveria miratoi një konkluzion sipas të cilit të gjitha masat kufizuese pushojnë së zbatuari, përveç mbajtjes së detyrueshme të maskave mbrojtëse në objektet e kujdesit shëndetësor, farmacitë dhe ambientet e kujdesit për të rritur dhe persona me aftësi të kufizuara.

Prandaj, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton opinionin se zbatimi dhe respektimi i masave dhe protokolleve të përgjithshme dhe të veçanta për mbrojtjen nga Covid-19 në institucionet parashkollore janë shfuqizuar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale.

Web Banner

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ganiu geer cairi eshte europe 62794fb94cb78
Story i mëparshëm

Ganiu-Geer: Çairi është Europë

bllokimi i kuvendit ahmeti nuk e kane perkrahjen e asnje vendi te be se 6279627ef03a0
Story i radhës

Bllokimi i Kuvendit/ Ahmeti: Nuk e kanë përkrahjen e asnjë vendi të BE-së

Të fundit nga

Mexhiti: Gjuha shqipe nuk preket, rrini rahat!

Zv.kryeminisrti i parë, Izet Mexhiti, edhe një herë është prononcuar për ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ai ka shkruar se përdorimi i gjuhës shqipe i garantuar me këtë ligj nuk cënohet. “Në

BE-ja miraton sanksionet e reja kundër Rusisë

Bashkimi Evropian (BE) e ka miratuar të martën një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, duke u goditur “flotën në hije” të cisternave të naftës së

Merr vendimin

Pepe Reina ka njoftuar tërheqjen nga futbolli i luajtur në moshën 42-vjeçare. Portieri i Comos, kampion bote me Spanjën në 2010 dhe dy herë kampion Europe në 2008 dhe 2012, njoftoi tërheqjen
ShkoLartë