Shfuqizimi i Balancuesit – reagon delegacioni i BE-së

min lexim

 

‘PRESIM TË SHOHIM SE CILA DO TË JETË ZGJIDHJA QË DO TË ZËVEDËSOJ ‘BALANCUESIN’’

Përderisa Ambasada e SHBA-së në vend ende nuk ka dalur me një qëndrim zyrtar rreth shfuqizimit të Balancuesit reagime vijnë nga Delegacioni i BE-së.

Nëpërmjet një njoftimi drejtuar mediave, nga Delegacioni i BE-së bëjnë të ditur se pas shfuqizimit të Balancuesit tani më vëmendja është përqëndruar se cila do të jetë zgjidhja e përfaqësimit të drejtë si mekanizmi i vetëm që ishte për ndalimin e majorizimit të etnive joshumicë gjatë punësimit në institucionet e shtetit. Rikujtojnë institucionet e vendit për rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm të Marrëveshjes kornizë të Ohrit e cila kërkon respektim të plotë të parimit të mosdiskriminimit dhe trajtimit të barabartë.

“E theksojmë rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm të Marrëveshjes kornizë të Ohrit e cila kërkon respektim të plotë të parimit të mosdiskriminimit dhe trajtimit të barabartë, veçanërisht në administratën publike. Delegacioni i BE-së vëren vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i gjykatës vjen pasi qeveria bëri të ditur qëllimet e saja për të reformuar sistemin dhe për të zëvendësuar balancuesin. Presim të shohim propozimet”, thonë nga Delegacioni i BE-së.

Kujtojmë, që dy ditë më parë Gjykata Kushtetuese me shumicë votash vendosi për shfuqizimin Balancuesit, instrument i cili deri tani ka rregulluar përfaqësimin e drejtë të komuniteteve në administratën shtetërore. Pas këtij vendimi, për punësimet në administratën publike nuk do të mbahet llogari për përkatësinë etnike. Vendimi i Gjykatës kushtetuese ka ngjallur reagime të shumta në opinion dhe përplasje mes partive politike.

Burimi: TV KLAN

Story i mëparshëm

Komunikacioni po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata, pa pritje të gjata në vendkalimet kufitare

Story i radhës

Abdixhiku e siguron Kasanofin: Pas 9 shkurtit, LDK-ja do të kujdeset për riparimin e raporteve me aleatët

Të fundit nga