Shfrytëzimi i parkingjeve, Komuna e Prishtinës fton qytetarët në konsultim publik

Prishtina ka ftuar qytetarët e Komunës së saj në një konsultim publik lidhur me draft rregulloren për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve të Komunës.

Në ftesë bëhet e ditur se konsultimi do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal në ndërtesën e vjetër të Komunës.

Konsultimi publik është njoftuar të mbahet më 12 dhe 13 prill.

Teksa dita e parë e konsultimeve do të mbahet me bizneset dhe parkingjet private, më 13 prill do të mbahet takimi me qytetarë, Shoqëritë Civile dhe anëtarët e Kuvendit.

Ky është njoftimi i plotë i Komunës:

Të dashur qytetarë,

Ju ftojmë të merrni pjesë në konsultimin publik lidhur me draft rregulloren për organizimin dhe shfrytëzimin e parkingjeve të Komunës së Prishtinës.

Konsultimi publik do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal, ndërtesa e vjetër e Komunës, sipas datave:

1. Me biznese dhe parkingje private: 12 Prill 2023, 12:00 -14:00 në Sallën e Kuvendit Komunal me live-stream.

2. Me qytetarë, Shoqëri Civile dhe anëtarë të Kuvendit: 13 Prill 2023, 12:00 – 14:00 në Sallën e Kuvendit Komunal me live-stream.

Në vegëzën më poshtë gjeni draft rregulloren, të cilën keni mundësi ta shkarkoni dhe të adresoni komentet e sugjerimet e juaja, deri me datë 16 prill 2023, në ora 16:00, tek email-i: [email protected]

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sot mblidhet Kuvendi, Tabaku thërret në interpelancë ministren e Ekonomisë

Story i radhës

Banorët e shtëpisë së BBV zgjedhin liderin, ja kush u votua më shumë

Të fundit nga