Shfletuesi Opera në desktop integron TikTok

1 minut lexim

Fiksimi i Opera për të integruar rrjetet sociale në shfletuesin e saj tashmë përfshin edhe atë që mund të konsiderohet si platforma më e “nxehtë” e momentit.

Kompania ka përditësuar shfletuesin desktop me akses të shpejtë në TikTok përmes një paneli anësor. Normalisht ju po aksesoni versionin në ueb që mund ta përdorë kushdo por ende është e dobishme nëse dëshironi të kontrolloni me shpejtësi TikTok apo për të ngarkuar videot e edituara në kompjuter.

TikTok i bashkohet rrjeteve sociale Instagram, Facebook Messenger dhe WhatsApp në Opera. Përdoruesit në këtë shfletues kanë akses edhe në një luajtës media me shërbime si Apple Music dhe Spotify.

Edhe këto janë aplikacione ueb por Opera mendon se përdoruesit nuk duan të kenë disa tabe për të aksesuar të gjitha shërbimet.

Opera është një prej shfletuesve me bazën më të vogël të përdoruesve me 3.6%. Krahasuar me tre vite më parë shfletuesi është rritur me 1.3 pikë përqindjeje. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Këtë javë do të dihet se cilat produkte janë shitur më lirë në marketet, tha Bekteshi

Story i radhës

​Kosova përfiton 21 projekte nga programi Erasmus Plus

Të fundit nga