Shfletuesi Chrome do të ndalojë shkarkimin mbi lidhjet HTTP

min lexim

Një ndryshim i fundit i kodit të Google Chrome ka zbuluar një funksionalitet të përditësuar i cili do të shikojë shfletuesin shumë popullor të parandalojë në mënyrë automatik shkarkimet e pasigurta mbi protokollin HTTP.

Dikur standardi, HTTP është zëvendësuar me enkriptimin HTTPS në përpjekje për të parandaluar rrjedhjen e informacioneve personale gjatë shfletimit në ueb.

Vitet e fundit Google ka implementuar një seri ndryshimesh që bëri që përdoruesit të shkarkojnë apo dërgojnë të dhëna në mënyrë të sigurte.

Një ndryshim i fundit quhet “Always use secure connections” i cili vjen në formën e një butoni që i thotë Chrome se lidhjet HTTP duhet të kalohen në HTTPS.

Sajtet e vjetra të cilat kanë vetëm HTTP, paraqiten si të pasigurta në fushën e adresës. Një ndryshim i kodit të Chrome sugjeron se tashmë përdoruesit do të paralajmërohen nga shkarkimi mbi një lidhje HTTP.

Më përpara përdoruesit njoftoheshin kur një uebsajt HTTPS përpiqej të shkarkonte diçka mbi protokollin HTTP. Tani butoni që do të shfaqet në Chrome 111 në Mars të 2023 do të ndalojë shkarkimet mbi HTTP.

Aktualisht Chrome është shfletuesi më popullor me 66% të tregut sipas StatCounter. Microsoft Edge dhe Safari gjenden pas me 11% dhe 10% të tregut respektivisht. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ju presin ndryshime të mëdha, shenjat e Horoskopit që hyjnë në retrogradë

Story i radhës

Gjykata pezullon njërin vendim të OSHP-së që lejonte blerjen e barnave pa certifikatë të cilësisë

Të fundit nga