Njohësi i futbollit, njëherit edhe artisti i njohur, MC Kresha në emisionin “Sport Show” ka folur në lidhje me veprimin e tifozëve të Spartës së Pragës, të cilët shfaqën hartën e Kosovës në flamurin serb, me mbishkrimin:
“S’ka dorëzim”.
Ai është shprehur se nuk është i befasuar me këtë veprim të atyre tifozëve, gjë që ndodhi në ndeshjen kundër Banik Ostravës.
“Mua nuk më befason kjo, për shkak që ne e dim që viteve të fundit ka një ngritje të madhe sidomos në shtetet që i kanë takuar bllokut lindor, të drejtës ekstreme dhe Praga, fatkeqësisht edhe pse historikisht i takon pjesës perëndimore të Evropës, politikisht ka qenë e lidhur me bllokun e lindjes dhe ky është ai reflektimi i këtyre lëvizjeve”, ka thënë ai.
Burimi: botasot.info