schedule20:09 – 11 Shkurt, 2022
Partia Demokratike u përgjigjet akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili gjatë prezantimit të kandidatit për bashkinë e Durrësit tha se kompania në emër të Ramës dhe Bashës ka nisur të shesë sipërfaqe ndërtimi në port pasi e blenë atë nga investitori arab. PD e ka hedhur poshtë këtë deklaratë të Berishës duke e quajtur një mashtrim.
“Dite e re, mashtrim i ri. Çfarë thotë sot, s’e thotë nesër. Çfarë gënjen sot, e harron nesër. Non grata vjen vërdallë nëpër Shqipëri duke përdorur kandidatët e Shtëpisë së Ilirit për hallin e tij.
Non grata nuk mund të pranojë njeri tjetër, prandaj kudo është vetëm ai, vetë kandidat, vetë kryetar, vetë udhëheqës, sa edhe pseudokandidatët i prezanton me foton e tij. Sa më shumë i shtohen hallet, aq më shumë i shton mashtrimet. Siç bëri dhe dje që tha se do votonte kundër, por kur erdhi koha e votës iku si burracak ordiner.
Sot çdo shqiptar e ka të qartë se kush mbështet Berishën e Meten, mban Ramën”, thuhet në reagimin e PD.
/