Sheshet e kryeqytetit të stërmbushur, festën e nisin fëmijët

Qytetarët po shfrytëzojnë motin e mirë për të shijuar atmosferën festive në sheshet e dekoruara në kryeqytet.

Aty janë parë mijëra qytetarë teksa shëtisnin, shfrytëzonin tregun e fundvitit, ku kompani të ndryshme po ofrojnë shërbime cilësore.

E më së shumti që po i gëzohen organizimeve të ditës së sotme, të Komunës së Prishtinës, ishin fëmijët, pasi në kuadër të koncerteve “Festo me Yje”, në rrugën “Xhorxh Bush”, kishte program për fëmijë dhe të rinjë, i cili do të vazhdoi deri në orën 16:00.

Kurse, nga ora 23:00 në të njëjtin vend do të ketë përformanca muzikore për të rritur.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kroacia, anëtare e re e Shengenit, e cila zëvendëson kunën me euron në 2023

Story i radhës

Pjesa e parë: Barça në epërsi kundër Espanyolit

Të fundit nga