Është fundi i një epoke për kompaninë që dikur njihej si Facebook. Sheryl Sandberg zyrtarisht është larguar nga pozita e Shefes Operative (COO) më 1 Gusht.
Javier Olivan tashmë do të jetë COO i kompanisë ndërsa Sandberg do të ngelet thjeshtë një punonjëse deri më 30 Shtator. Pas këtij afati, Sandberg do të shërbejë si anëtare e bordit të Meta.
Sandberg njoftoi largimin nga roli i saj i COO e Meta pas 14 vitesh. Ajo ju bashkua Facebook në 2008 dhe drejtoi anën biznesore të kompanisë duke lejuar Zuckerberg të fokusohej tek puna inxhinierike.
Në vitet e fundit ajo ishte shndërruar në fytyrën publike të rrjetit social duke ju përgjigjur rasteve kontroverse apo skandaleve si ai i Cambridge Analytica.
Përpara largimit të saj, Wall Street Journal raportoi se COO e Meta kishte përdorur resurset e kompanisë për të eliminuar raportimeve negative lidhur me CEO e Activision Bobby Kotick me të cilin ajo kishte një lidhje asokohe.
Madje në Qershor u tha se ekipi ligjor i Meta po hetonte nëse Sandberg ka përdorur burimet e kompanisë dhe punonjësit për fondacionin e saj dhe promovimin e librit Option B. /CIO Albanian