Policia ka reaguar në lidhje me sherrin mes adoleshentëve të ndodhur pak më parë në gjimnazin “Shote Galica” në Fushë Krujë.
Blutë sqarojnë se konflikti ka qenë mes dy nxënësve të shkollës, ku një 18-vjeçar ka goditur me thikë një 17-vjeçar, i cili është transportuar në spital.
Bëhet me dije se është shoqëruar autori i plagosjes.
Fushë Krujë/Informacion paraprak
Më datë 30.10.2024, rreth orës 10:45, në gjimnazin “Shote Galica” në Fushë Krujë, një 17-vjeçar është konfliktuar me shtetasin K. D., 18 vjeç (të dy nxënës shkolle).
Gjatë konfliktit, 17-vjeçari dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin K. D., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Burimi: botasot.info