Sherri me thika në kryeqytet/ “Askush nuk ndërhyri”, dëshmitarja okulare: Pashë një nga djemtë të shtrirë në tokë dhe…

November 18, 2024
1 minut lexim

Tirana u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku një 14 vjeçar humbi jetën pasi u godit me thikë.

Një nga dëshmitaret okulare shprehet se ka parë njërin prej të rinjve të shtrirë në tokë, ndërsa theksoi se nuk ndërhyri askush.

Ndër të tjera gruaja e moshuar tha se i mituri u transportua në spital me një makinë të kuq, që ngjante si taxi, pasi ambulanca nuk u paraqit në vendin e ngjarjes.

“S’pashë gjë. Ai (i mituri) ishte shtrirë aty. Pashë vetëm një djalë aty. Tani që e pashë në televizor. Atë (të miturin) që pashë unë ishte shtrirë. Ambulanca nuk erdhi menjëherë. Erdhi një makinë e kuqe që e mori djalin. Kush do të ndërhyjë në këtë rast? Kush ndërhyn do shkojë në polici të rrijë atje. I ndihmoi një grua.”, tha dëshmitarja, e cila ka një biznes privat pranë vendit të ngjarjes.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ademi reagon pas deklaratave të Kurtit: Gjuha shqipe është zyrtare! Pikërisht termin “gjuha shqipe” dëshiron ta shfuqizojë Gjykata Kushtetuese

Story i radhës

Ish-agjenti zbulon detaje për sulmin terrorist në Banjskë: Vetëm një shtet evropian paralajmëroi Kosovën…

Të fundit nga

Despotovski: Nuk jam arrestuar!

Ish-drejtori i TIRZ-it, Jovan Despotovski, ka përgënjeshtruar raportimet se është arrestuar pasditen e sotme. “Sa i përket informacioneve që dolën në opinion për paraburgimin e supozuar, dua ta informoj opinionin se të
ShkoLartë