Është publikuar foto e Feta Bezatit, 28-vjeçarit që qëlloi me thikë një person në një lokal në Gramsh në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas BW ai është konfliktuar me 36-vjeçarin Andi Dragoti në një lokal ku kanë konsumuar edhe alkool. Sherri mes tyre ka nisur për shkak të parakalimit me makinë.
Njëri prej tyre e ka akuzuar tjetrin se i ka prerë rrugën teksa ka qenë në lëvizje. Në debat e sipër Bezati e ka goditur Dragotin katër herë me thikë.
28-vjeçari është vënë në prangat e policisë, ndërkohë që i plagosuri ndodhet në spitalin e Traumës ku dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.