sherr ne kurbin plagoset me thike nje 30 vjecar i riu transportohet me urgjence ne spital 67ffc5d9b3f9a

Sherr në Kurbin, plagoset me thikë një 30-vjeçar, i riu transportohet me urgjencë në spital

April 16, 2025
1 minut lexim

Një sherr mes disa personash është regjistruar në Kurbin, ku për pasojë është plagosur me thikë një 30-vjeçar.

Sipas njoftimit të policisë, në konflikt janë përfshirë shtetasit me iniciale E. K., K. K. (vëllezër), G. K., të tre banues në Milot dhe A. A., banues në Malbardhë.

I lënduar mbeti shtetasi me iniciale A.A., 30 vjeç, i cili u transportua me urgjencë për në spital.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:55, në Milot, dyshohet se janë përfshirë në një konflikt të çastit, shtetasit E. K., K. K. (vëllezër), G. K., të tre banues në Milot dhe A. A., banues në Malbardhë.

Si pasojë është dëmtuar, dyshohet me mjet prerës, shtetasi A. A., rreth 30 vjeç, i cili është dërguar në spital, për mjekim, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po kryejnë kontrolle në zonë, për kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt.

Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të konfliktit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

mexhiti vlen do te garoje bashke ne zgjedhje taravari u vete perjashtua nga vlen i vlen bene apel votuesve dhe funksionareve te ash se qe te distancohen nga politikat e percarjes te taravarit 67ffc075d9b89
Story i mëparshëm

Mexhiti: VLEN do të garojë bashkë në zgjedhje, Taravari u vetë përjashtua nga VLEN-i! VLEN bënë apel votuesve dhe funksionarëve të ASH-së që të distancohen nga politikat e përçarjes të Taravarit

pdk ne vazhdimin e seances konstituive citaku e kemi obligim ne baze te rregullores 67ffcf3b630a0
Story i radhës

PDK në vazhdimin e seancës konstituive, Çitaku: E kemi obligim në bazë të rregullores

Të fundit nga

ShkoLartë