Mbrëmjen e kësaj të premte në Ksamil është regjistruar një sherr mes disa personave, ku janë përfshirë disa shtetas turq dhe një banor i zonës.
Konflikti ka nisur për shkak të një vendi parkimi.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar disa persona drejt Komisariatit për hetime të mëtejshme.
Ndërkohë, personat e lënduar janë dërguar në spital ku po marrin trajtimin mjekësor të nevojshëm.
Burimi: botasot.info