Sherr mes pilotëve, avioni bën ulje emergjente – reagon kompania

1 minut lexim

Një avion u rikthye sërish në pistën e një aeroporti në Uashington, aty ku ishte nisur, pasi dy pilotët nisën një sherr mes tyre në ajër.

Avioni i kompanisë “Alaska Airlines” u nis nga Uashingtoni dhe kishte si destinacion San Franciskon, por e kreu fluturimin me dy orë e gjysmë vonesë. Business Insider shkruan se në vonesë ndikoi edhe moti i keq, por mbi të gjitha fakti që avioni u detyruar të kthehej në pistë për shkak të mosmarrëveshjeve që patën pilotët.

Për këtë rast ka reaguar edhe kompania.

“Kapiteni dhe ndihmësi i tij patën një “mosmarrëveshje profesionale”.

Ata bënë gjënë e duhur duke u rikthyer në pistë”, tha kompania, e cila më pas ndërroi të dy pilotët dhe avioni u ngrit sërish për fluturim.

Image

“Alaska Airlines”

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Autori iu afrua xhamit të “Toyota-s” dhe qëlloi, detaje të reja nga atentati në Milot

Story i radhës

Katër lumenjë në Kosovë me ujë të ndotur, tregojnë analizat

Të fundit nga