Një konflikt për motive të dobëta ka sjellë plagosjen e dy personave mesditën e 1 janarit në Tiranë.
Sherri ka ndodhur rreth orës 16:15, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, ku në hyrje të pallatit ku banojnë, shtetasi Kristjan Thaçi 34 vjeç, ka dëmtuar me një mjet prerës komshiun e tij, shtetasin M.N, dhe me sende të forta shtetasin A.N.
Shtetasit A.N dhe M.N(babë e bir), ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet me qëllimin kapjen e autorit.
Burimi: botasot.info