Sherr me thika gjatë natës në Elbasan, konfliktohen dy të rinj. Detajet nga ngjarja

1 minut lexim

Një sherr me thika ka ndodhur gjatë natës që lamë pas në lagjen 28 Nëntori në qytetin e Elbasanit, ku ka mbetur i plagosur një person.

Korespondenti i Panorama bën me dije se Olsi Dervishi, 33 vjeç është i plagosuri i cili ka marrë ndihmën e parë në spitalin Kirurgjik Elbasan.

Policia ka identifikuar autorin e plagosjes dhe ka ngritur pika kontrolli dhe po punon per kapjen e tij.

Autori, i identifikuar si Qamil Hasa, dyshohet se e ka qëlluar kur ka qenë në gjendje të dehur 33-vjeçarin, mëson Panorama.

Hasa mësohet se është një person me precedent penalë, pasi ka vuajtur dënim për akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Diell dhe vranësira, moti për sot dhe nesër

Story i radhës

“Përgjithmonë jam ajo vajzë”: Elvana Gjata shfaqet joshëse në imazhet e reja

Të fundit nga