Përplasja virtuale për klikimet mes Luana Vjollcës dhe Donald Veshajt ka marrë një kthesë aspak të bukur. Aktori i humorit e ironizoi moderatoren e ‘Zemër Luana’ që vjen në një tjetër ekran, për klikimet dhe videot e saj falënderuese ndaj fansave.
“Hej si jeni? Kush e do një video për dashurinë që më jepni, për statistika, për klikime e për kështu gjërash. Apo jo? Më mirë jo, e lëmë, e lëmë”, thoshte Donaldi në një video të postuar në rrjetet sociale.
Luana u përgjigj me një postim në Instagram. “Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, ka shkruar ajo.
Në krah sakaq, i ka dalë dhe Beatrix Ramosaj e cila duket se ushqen jo pak mëri për ish partnerin. “Vajzë, tregoju si bëhet”- ka shkruar Beatrix në seksionin e komenteve.