Shërbimi Twitter Blue do të kushtojë 11 dollarë në iOS

December 8, 2022
1 minut lexim

Kur Twitter Blue të rikthehet, mund të kushtojë më tepër nëse e blini direkt nga aplikacioni.

Sipas The Information, kompania informoi disa prej punonjësve të saj se do të tarifojë përdoruesit 11 dollarë për abonimin Blue nëse paguajnë përmes aplikacionit iOS.

Por nëse paguajnë nga uebi do tu kushtojë vetëm 7 dollarë në muaj. Ndryshimi në çmim është bërë për të reflektuar komisionin 30 përqind që Apple merr për pagesat e bëra për blerjet brenda aplikacioneve iOS.

Në Nëntor, pronari i Twitter Elon Musk foli kundër komisionit 30 përqind të Apple. Ai tha se gjiganti i teknologjisë e kishte kërcënuar nga përjashtim të Twitter nga App Store.

Pak ditë më pas Musk u takua me shefi ekzekutiv të Apple Tim Cook tha se ishte adresuar ai keqkuptim.

Në fund të 2021 Apple kishte njoftuar se do të lejonte zhvilluesit e aplikacioneve të leximit të lidhin sisteme të jashtme pagesash pas shumë kritikave për komisionin 30 përqind.

Twitter fillimisht lançoi shërbimin e verifikimi 8 dollarë në iOS në fillim të Nëntorit por kompania vendosi ta bllokojë përkohësisht pas abuzimeve. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lulja e Krishtlindjeve, ekspertët tregojnë si të kujdeseni

Story i radhës

“Dje duhet t’i nënshtroheshe Enverit, sot piktorit”, Kim Mehmeti për goditjen e Berishës: Fryma që ka mbjellë Rama

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë