sherbimi sekret e qellon me arme nje burre te armatosur afer shtepise se bardhe 67cdbd79879cc

Shërbimi Sekret e qëllon me armë një burrë të armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

March 9, 2025
1 minut lexim

Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara njoftoi se e ka qëlluar me armë zjarri një burrë në afërsi të Shtëpisë së Bardhë mëngjesin e së dielës, pas një konfrontimi me të.

Presidenti Donald Trump nuk ndodhej në Shtëpinë e Bardhë në atë kohë, pasi po e kalon fundjavën në rezidencën e vet në Florida.

Në një komunikatë për media, Shërbimi Sekret tha se burri u dërgua në një spital në afërsi.

Zyrtarët e Shërbimit Sekret morën informatë nga autoritetet lokale se një person me tipare vetëvrasëse mund të jetë duke udhëtuar drejt Uashingtonit nga Indiana, ndërsa vetura e tij u gjet vetëm një bllok larg Shtëpisë së Bardhë, sipas komunikatës.

Burri e vringëlloi armën e tij kur oficerët po iu afroheshin dhe ata hapën zjarr pak pas mesnatës, sipas kohës lokale.

Ai u dërgua në një spital në afërsi dhe ende nuk dihet për gjendjen e tij shëndetësore, thuhet në komunikatë.

Nuk ka të lënduar të tjerë nga ky incident.

Në vitet e fundit kanë ndodhur disa incidente që përfshijnë burra të armatosur të qëlluar nga oficerët e sigurisë në ose afër territorit të Shtëpisë së Bardhë, duke përfshirë edhe një rast në vitin 2016, kur një burrë që mbante një pistoletë u qëllua në një portë sigurie të Shtëpisë së Bardhë.

Në vitin 2023, një emigrant indian 20-vjeçar me emrin Sai Varshith Kandula, u përpoq pa sukses t’i kalonte barrierat mbrojtëse të Shtëpisë së Bardhë me një kamion të marrë me qira.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

cmund te ndodhe me trupin e njeriut nese qendron ne hapesire per disa muaj 67cdbae3f2292
Story i mëparshëm

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

veterniku kaplohet nga zjarri shuhen flaket 67cdbe2c7d403
Story i radhës

Veterniku kaplohet nga zjarri, shuhen flakët

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë