Shërbimi i privatësisë së e-mailit të DuckDuckGo bëhet i disponueshëm për të gjithë

1 minut lexim

Vitin e kaluar DuckDuckGo prezantoi një shërbim të ri pa pagesë që do të bllokonte gjurmuesit nëpër e-maile dhe të mbronte privatësinë e përdoruesve.

Shërbimi Email Protection fillimisht ishte i disponueshëm vetëm për një numër të kufizuar përdoruesish. Tashmë në beta të hapur, kushdo mund ta provojë pa pasur nevojë të presë për akses.

Email Protection është një shërbim i cili heq gjurmuesit nga mesazhet. DuckDuckGo do tu tregojë se cilët gjurmues ka bllokuar.

Gjatë fazës së testimet kompania tha se kishte gjetur gjurmues në 85% të e-mail-eve të testuesve. Kushdo mund të regjistrohet për një adresë e-maili @duck.com dhe të krijojë adresa private emaili palimit.

Ky nuk është i vetmi shërbim në mbrojtje të privatësisë së përdoruesve të e-mailit. Link Tracking Protection parandalon gjurmimin e lidhjeve ndërsa Smarter Encryption kalon lidhjet HTTP të panekriptuara në HTTPS ku është e mundur.

Email Protection është i disponueshëm në shfletuesin Privacy Browser të DuckDuckGo për android dhe iOS. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Klerikët në mes zjarrit në luftën e intensifikuar të talibanëve me IS-K

Story i radhës

Pendarovski: BE-ja i ka harruar Kosovën dhe Bosnjën

Të fundit nga