sherbimet sekrete gjermane paralajmerojne per kercenime hibride nga rusia dhe kina 67e329dd7b886

Shërbimet sekrete gjermane paralajmërojnë për kërcënime hibride nga Rusia dhe Kina

March 26, 2025
1 minut lexim

Shërbimet sekrete gjermane paralajmëruan sot se Rusia dhe Kina, po rekrutojnë agjentë me synim sabotimin dhe spiunazhin në vend.

Në një konferencë vjetore të sigurisë në Berlin, Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BFV), agjencia shërbimit të brendshëm sekret gjerman paralajmëroi se autoritetet dhe bizneset duhet të jenë të përgatitur për të shmangur aktet e sabotimit dhe spiunazhit.

Nënkryetari i BFV, Sinan Selen tha se Moska dhe Pekini po ngarkojnë gjithnjë e më shumë aktorët privatë për të arritur qëllimet e tyre, në vend që të mbështeten te forcat e sigurisë, mediat shtetërore dhe diplomacia.

Selen nënvizoi disa shembuj të sabotimit të dyshuar në Evropë në muajt e fundit, duke përfshirë një incident në një anije luftarake gjermane, sulme me zjarr në Lituani dhe Poloni dhe një seri shpërthimesh.

Sulme të tjera hibride përfshijnë një sulm kibernetik në Konferencën e Sigurisë në Mynih në shkurt, nga një grup hakerësh pro rusë.

Inspektori i përgjithshëm i Bundeswehr, gjithashtu bëri thirrje për veprim për të zmbrapsur Moskën.

Gjenerali Carsten Breuer tha se ndarja midis sigurisë së brendshme dhe të jashtme në Gjermani është një ‘portë’ për sulmet hibride ruse.

Breuer paralajmëroi se Rusia do të jetë në një pozicion për të sulmuar territorin e NATO-s, në katër deri në shtatë vjet.

”Gjermania nuk mund ta fusë kokën në rërë si struci, ndërsa Rusia rrit prodhimin e tankeve dhe municioneve”, tha Breuer.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

prinderit ne portugali paralajmerohen per kuptimet e fshehta te emoji ve te perdorur nga te rinjte 67e32747c82c4
Story i mëparshëm

​Prindërit në Portugali paralajmërohen për kuptimet e fshehta të ‘emoji’-ve të përdorur nga të rinjtë

ndjeva nota pendese nuk kam harrur ndjesine e gjesti sqarohet me eglin per cdo sen te kerkoj falje skam luajtur me ty 67e32bc45b71a
Story i radhës

“Ndjeva nota pendese. Nuk kam harrur ndjesinë e…”/ Gjesti sqarohet me Eglin: Për çdo sen të kërkoj falje! S’kam luajtur me ty

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë