sherbim jetik kushte moderne hemodializa ne spitalin e pejes me kapacitete te shtuara 67fe697884d6e

​Shërbim jetik, kushte moderne – Hemodializa në Spitalin e Pejës me kapacitete të shtuara

April 15, 2025
min lexim

Reshat Zajmi, një pacient nga qyteti i Pejës, tash e tetë muaj është duke iu nënshtruar trajtimit me hemodializë, pas vendosjes së stendave në zemër. Që nga fillimi i këtij trajtimi, gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar ndjeshëm.

Më parë, për shkak të mungesës së hapësirës, ky shërbim ofrohej në tri ndërrime, duke përfshirë edhe orët e mbrëmjes. Megjithatë, pas rinovimeve dhe zgjerimit të kapaciteteve në repartin përkatës të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, janë shtuar edhe 10 shtretër dhe tashmë hemodializa po realizohet vetëm në dy ndërrime.

Pacienti Reshat Zajmi shpreh mirënjohje për përkujdesjen dhe profesionalizmin e stafit mjekësor, raporton KosovaPress.

Zajmi: Shërbimi është për çdo lëvdatë

“Sa i përket trajtimit me çdo lëvdatë… Qe 8 muaj prej që i kam vendosur stendat.. (Si po ndihesh tani) si është më së miri, jam kthjellur. Nuk ka kurrfarë mungese po na rrinë gati si është më së miri”, thotë ai.

Drejtori mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, Besnik Ibraj, bën të ditur për KosovaPress se falë ambientit të rinovuar në repartin përkatës, aktualisht brenda ditës realizohen rreth 50 seanca hemodialize.

Ai thekson gjithashtu se gjatë sezonit të verës numri i pacientëve që kërkojnë këtë trajtim shënon rritje, për shkak të kthimit të bashkatdhetarëve që kanë nevojë për hemodializë gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë.

Ibraj: Brenda ditës i ofrojmë rreth 50 hemodializa

“Ky repart këtë vit është rinovuar i tëri, kemi një ambient të krijuar më të mirë dhe më të ngrohtë të gjitha në shërbim të pacientëve. Po ashtu, janë rritur edhe kapacitetet shëndetësore, për momentin brenda ditës ofrohen rreth 50 homodializa. Shërbimi i hemodializës është një ndër shërbimet jetik në spitalit tonë ku marrim shërbim pacientë nga regjioni i Pejës me rrethinë, edhe qytetet siç është Klina, Istogu e Deçani… Po ashtu, gjatë muajve të verës repartet e hemodializës rriten për shkak të ardhjes së numri të madh të bashkatdhetarëve që vijnë nga shtetet e perëndimit dhe të njëjtit marrin shërbime këtu”, thotë ai.

Ibraj, ka bërë të ditur për KosovaPress se aktualisht në repartin e hemodializës janë funksionale gjithsej 29 aparatura, prej të cilave katër janë të dedikuara ekskluzivisht për pacientët që vuajnë nga hepatiti B.

Ai theksoi gjithashtu se për pacientët e kësaj rrethine, të cilët janë të varur nga hemodializa, komuna ka paraparë shërbimin e transportit, duke lehtësuar kështu qasjen në trajtim.

Ibraj: Në funksion i kemi 25 deri 29 aparatura të homodializës

Për momentin funksionojnë për shkak të rritjes së kapaciteteve me vetëm dy ndërrime, në funksion i kemi 25 deri 29 aparatura të homodializës të cilat janë të ndara për pacientët me HB pozitiv ku i kemi 4 aparatura të cilat prej fillimit të trajtimit në hemodializës janë të sistemuara në aparaturën e vet… Për shkak se pacientët me hemodializë janë pacientët më të ndjeshëm dhe pacientët që kërkojnë shërbime të shpejta, urgjente dhe në mënyrë kontinuale ne qëndrojmë mirë me furnizim me material shpenzues që përdoret për hemodializën në Spitalin e Pejës… Kapacitet thuajse gati janë dyfishuar për shkak se një pjesë e repartit e cila nuk ka qenë funksionale më herët është rinovuar e tëra. Rreth 10 shtretër të rinj i kemi si shtim i kapaciteteve të cilat kanë qenë ekzistuese”, thotë Ibraj.

Përmirësimi i kushteve në repartin e hemodializës në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës ka ndikuar pozitivisht edhe në lehtësimin e punës për stafin infermieror.

Kryeinfermierja e këtij reparti, Doruntina Thaçi, deklaron për KosovaPress se me zgjerimin e hapësirave, akomodimi i pacientëve është bërë dukshëm më i lehtë.

Ajo vlerëson se funksionimi i këtij shërbimi në dy ndërrime përbën një përparim të madh, si për pacientët, ashtu edhe për stafin mjekësor.

Thaçi: Funksionimi me dy ndërrimet lehtësim për ne dhe pacientin

“ Reparti i hemodializës për momentin funksionon me dy ndërrime është një lehtësim shumë i madh për neve përderisa deri tash kemi punuar me tri ndërrime për një kohë shumë të gjatë. Ka qenë e vështirë sa për neve, por edhe dy herë më shumë për pacientët është dashur me ardhur natën, nuk ka qenë e përshtatshme për ta. Tash është shumë më lehtë edhe për këta edhe për neve”, thekson kryeinfermierja Thaçi.

Kostoja e rinovimit për repartin e hemodializës në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës ishte 70 mijë euro, të ndara nga Shërbimi Spitalor Klinik Universiitar i Kosovës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

sulmohen me arme zjarri dhe automjete te djegura disa burgje ne france 67fe6901e3d58
Story i mëparshëm

Sulmohen me armë zjarri dhe automjete të djegura disa burgje në Francë

ndikimi gjenetik ne interesin politik eshte me i forte ne familjet me te ardhura te larta 67fe6aa6a96c2
Story i radhës

Ndikimi gjenetik në interesin politik është më i fortë në familjet me të ardhura të larta

Të fundit nga

ShkoLartë