Bylisi ka mundur në transfertë Laçin, në sfidën e parë të javës së 22-të të Superiores.
Pas ndeshjes foli edhe trajneri i ballshiotëve, Naxhi Shensoi.
“Jam shumë i kënaqur, uroj Laçin si skuadër dhe klub me objektiva të mëdha. Ishte një ndeshje e fortë, por ne e përqëndruam shumë mirë, dhe i duartrokas shumë futbollistët e mi.
Laçi ishte më shumë agresiv ndaj nesh, jemi në situatë që çdo ndeshje për ne është një finale.
Ne synojmë me mbijetu, do planifikojmë ndeshje pas ndeshje me fitu, do të mundohem që të marr maksimumin.
Çdo gjë ndodh në futboll, që mund të humbë në terren i ndodh dhe Barcelonës dhe Realit, tradita ekziston në sport, por një ditë gjërat mund të ndryshojnë”, u shpreh ai.