Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë që luan për Konyaspor është duke treguar formë të lartë në Super Lig të Turqisë.
Çekiçi zakonisht shënon gola spektakular dhe i tillë ishte edhe goli që ai shënoi sonte.
Goli erdhi në minutën e 15 dhe ishte nga një largësi prej afër 30 metra.
Çekiçi bën një goditje të fuqishme e ku topi përfundon në këndin e majtë të portierit Muslera.
Kujtojmë së rezultati momentalisht është 1-1 në ndeshjen Galatasaray-Konyaspor.
Të Galatasaray nuk ka startuar Milot Rashica, i cili po e shikon ndeshjen nga banka, kurse përpos Çekiçit për Konyan ka startuar edhe Zymber Bytyqi..