shenohet dita nderkombetare e personave te moshuar ne kosove 68dd1adf202bc

Shënohet Dita Ndërkombëtare e personave të moshuar në Kosovë

October 1, 2025
1 minut lexim

Me moton “Personat e moshuar nxisin veprimin lokal dhe global: Aspiratat, mirëqenia, dhe të drejtat tona”, sot u shënua Dita Ndërkombëtare e Personave të Moshuar.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike mbajti një takim me persona të moshuar ku u diskutua për rëndësinë e personave të moshuar në shoqëri.

Me mesazhe si “Energjia e të rinjve dhe përvoja e të moshuarve krijojnë ekuilibrin e së ardhmes” dhe “Të kujdesemi për ata qe dikur kujdeseshin për ne është mirënjohje dhe nder”, përfaqësues të IKSHPK-së, Ministrisë së Shëndetësisë dhe organizata jo-qeveritare treguan rëndësinë e kujdesit të duhur për të moshuarit.

Dita e të moshuarve mbahet tradicionalisht tash e 13 vite.

Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve është një ditë e veçantë për personat e moshës së tretë në të gjithë botën.

Më 14 dhjetor 1990 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përcaktoi 1 tetorin si ditën e respektit global për të moshuarit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

reagimi i veliajt pas shkarkimit jam me i forte se kurre ne beteje me te ligen 68dd18b3b83ab
Lajmi i mëparshëm

Reagimi i Veliajt pas shkarkimit: Jam më i fortë se kurrë në betejë me të ligën…

ne ferrari me stil daffy shkelqen si yll 68dd1bf366ec6
Lajmi i radhës

Në Ferrari me stil, Daffy shkëlqen si yll!

Të fundit nga

Protesta në Tiranë shënon ditën e 93-të

Protestues dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur sërish sot në Tiranë, duke shënuar ditën e 93-të të tubimit të tyre të vazhdueshëm kundër politikave të qeverisë. Tubimi nisi fillimisht në sheshin

Penko” hap dyert për nxënësit nga Çairi

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani ka njoftuar se është arritur marrëveshje për pranimin në klasë të parë të nxënësve nga Çairi të cilët kanë vendbanim në afërsi të objektit të Shkollës Fillore
ShkoLartë