Me rastin e Ditës së multiple sklerozës, paraplegjisë dhe distrofisë, sot në Shkup, organizuar nga Lidhja Kombëtare e Personave me Invaliditet Fizik të Maqedonisë – Mobiliteti Maqedoni, u mbajt manifestim publik nën moton “Lidhjet MS” për ngritjen e vetëdijes për nevojat dhe të drejtat e personave me multiple sklerozë, paraplegji dhe distrofi. Në ngjarje mori pjesë Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, e cila theksoi se Qyteti i Shkupit është përkrahës i aktiviteteve të shumta të shoqatave.
– Qyteti i Shkupit është një mbështetje e fuqishme në aktivitetet për integrimin dhe ngritjen e vetëdijes në shoqëri për personat me aftësi të kufizuara. Mbështetja e shoqatave të personave me aftësi të kufizuara fizike për të nxitur dhe përmirësuar funksionimin e tyre të përditshëm, është një nga prioritetet tona. Në kuadër të shënimit të ditës së multiple sklerozës, paraplegjisë dhe distrofisë, përpjekjet tona janë që të sigurojmë integrim më të mirë, shërbime publike të përmirësuara për këta persona dhe lidhjen e tyre me komunitetin duke hequr barrierat sociale – theksoi Arsovska.
Në fillim të manifestimit para Portës Maqedonia, organizatorët e Mobilititetit iu drejtuan të pranishmëve dhe i shpalosën përpjekjet dhe aktivitetet për përmirësimin e të drejtave, si dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së personave me multiple sklerozë, paraplegji dhe distrofi.
Në kuadër të manifestimit, u zhvillua marsh-paradë përgjatë bulevardit “11 Tetori” nga para Kuvendit deri në OHB “Dare Xhambaz”, ku të pranishmit vazhduan me shoqërimin interaktiv.