shenohet dita e flamurit te ashkalive ne shtime 67b1f287c9618

Shënohet dita e flamurit të ashkalive në Shtime

February 16, 2025
1 minut lexim

Në një atmosferë festive, në Shtëpinë e Kulturës në Shtime u shënua Dita e Flamurit të komunitetit Ashkali. Ky aktivitet i rëndësishëm u organizua me qëllim të promovimit dhe ruajtjes së kulturës, traditave dhe vlerave të këtij komuniteti.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Shtimes, Faruk Beqa i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, si dhe personalitete të ndryshme nga komuniteti Ashkali, të cilët dhanë mesazhe frymëzuese mbi rëndësinë e ruajtjes së identitetit dhe trashëgimisë kulturore.

“Sot është një ditë e veçantë për komunitetin Ashkali, për kulturën, traditat dhe historinë e tyre.
Si komunë, mbetemi të përkushtuar që të mbështesim çdo iniciativë që promovon barazinë, integrimin dhe zhvillimin e të gjitha komuniteteve në Shtime. Vetëm së bashku mund të ndërtojmë një shoqëri më të fortë, më të drejtë dhe më të bashkuar”,
tha Beqa.

Për këtë ditë të veçantë, organizatorët kishin përgatitur një program kulturor-artistik, i cili përmes këngëve, valleve dhe interpretimeve të ndryshme artistike, solli në pah pasurinë dhe larminë e trashëgimisë së asjmhkalinjëve.

Përmes këtij eventi u përcoll një mesazh i rëndësishëm për ruajtjen e traditave dhe për fuqizimin e bashkëpunimit mes komuniteteve në Kosovë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

izraeli merr nje ngarkese amerikane me bomba 900 kilogrameshe te cilat biden refuzonte tia jepte 67b1f1d964df7
Story i mëparshëm

Izraeli merr një ngarkesë amerikane me bomba 900 kilogramëshe, të cilat Biden refuzonte t’ia jepte

eshte shume e sjellshme por motra e gjestit komenton romancen e tij me eglin 67b1f3b35157a
Story i radhës

“Është shumë e sjellshme, por…”/ Motra e Gjestit komenton romancën e tij me Eglin

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë