Shënohet Dita e Dëshmorëve të Kombit në Vushtrri

May 5, 2025
1 minut lexim

Sot është shënuar Dita e Dëshmorëve të Kombit në Vushtrri.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka kujtuar me mirënjohje të thellë dëshmorët që luftuan për lirinë e vendit.

“Në këtë ditë të shenjtë për historinë e kombit tonë, kujtojmë me respekt dhe mirënjohje të thellë bijtë dhe bijat që dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës”, ka thënë Idrizi.

Idrizi ka thënë se sakrifica e dëshmorëve është udhërrëfyes për çdo brez që vjen.

“Ata na mësojnë se liria nuk është dhuratë, por amanet i shenjtë që duhet ruajtur me përgjegjësi e përkushtim. Lavdi përjetë Dëshmorëve të Kombit!”, ka shtuar ai. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Nënshkruhet marrëveshja e koalicionit qeverisës në Gjermani

Story i radhës

Fillon përzgjedhja e jurisë për gjyqin e Sean “Diddy” Combs

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë