Shënohet Dita botërore e autizmit

April 2, 2022
min lexim

Shoqata Shkencore e Maqedonisë për Autizëm (SHSHMA) dhe Shoqata për Mbështetje dhe Trajtim të Personave me Spektër Autistik dhe Zhvillim Atipik “Në botën time” sot do ta shënojnë 2 Prillin, Ditën botërore të autizmit.

Me këtë rast SHSHMA në Kinotekë organizon ngjarje të titulluar “Shoqërim, shoqërim dhe vetëm shoqërim”. Do të shfaqet edhe filmi “Stela”. Nga SHSHMA  potencojnë se këtë vit sërish janë përfshirë edhe në fushatën onlajn të Autizmit Evropë që zbatohet në mbarë Evropën dhe është quajtur “Udhëtim i lumtur nëpër jetë” që të theksohet se është e nevojshme qasja holistike gjatë gjithë jetës dhe që të sigurohemi se personat me autizëm mund t’i gëzojnë të drejtat e tyre dhe të jetojnë të lumtur dhe me jetë të përmbushur.

“Është vlerësuar se shtatë milionë njerëz janë në spektrin e autizmit në Bashkimin Evropian. Shumica e tyre përjetojnë diskriminim në shumë fusha të jetës. Fushata “Udhëtimi i lumtur i jetës” synon të nxjerrë në pah shqetësimet dhe aspiratat e njerëzve me autizëm dhe familjeve të tyre për një sërë çështjesh kyçe si qasja në arsim, punësimi, mbështetja e duhur e përfshirjes, jeta e pavarur, qasja dhe pjesëmarrja politike, ndër të tjera. Këtë javë në rrjetet tona sociale Fejsbuk, Tuiter, Linkedin, Instagram janë shpërndarë shumë pankarta dhe postera me përmbajtje interesante. Personat që duan të mbështesin fushatën janë të lirë t’i ndajnë këto mesazhe duke përdorur hashtagun #AutismDay2022, informon SHSHMA.

Shoqata për përkrahje dhe trajtim të personave me çrregullime të spektrit autik dhe zhvillim atipik “Në botën time” me rastin e Ditës Botërore të Autizmit organizon manifestim në Kopshtin Zoologjik të Shkupit.

Në program, siç informojnë nga Shoqata, përveç pjesës edukative do të ketë edhe një festë për më të rinjtë, e më pas do të ketë një program interesant ku përfshiheshin fëmijët nga Bilbili i Artë, studio kërcimi Eureka, zumba me Irena Lozanën, shfaqje teatrale me akrobatë në rrugë dhe xhonglerët nga FAZBABL, një mega shfaqje kukullash me Valentinon dhe pantomimin e frikshëm Meto.

Qëllimi është ndërgjegjësimi për autizmin dhe këtë vit është festimi i 10-të i kësaj dite të rëndësishme. Andaj, këtë vit në përgatitjen dhe realizimin u përfshinë Shoqata e prindërve të fëmijëve dhe të rriturve me autizëm dhe gjendje të ndërlidhura “Zemrat e bashkuara” – Shtip, Shoqata e qytetarëve për edukim, përfshirje dhe trajtim të hershëm të personave me nevoja të veçanta, organizata  joqeveritare “Ngjyrosim blu – Ilinden”, Margaret Kurt Taleska nga Shoqata “Shtëpia e Lumturisë” dhe Irena Lozana nga kompania” Smarter Gaia” iniciatorë dhe organizatorë të projektit Luledielli te dielli për paaftësi të dukshme dhe të padukshme nën moton” Kupto, prano, duaj.. krijo vetëdije gjithëpërfshirëse”, potencojnë nga Shoqata.

Me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së nga viti 2007 shënohet 2 Prilli si Ditë Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Autizmin dhe simbolikisht shumë ndërtesa në mbarë botën janë ndriçuar me ngjyrë blu.

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Brenda makinerisë së madhe të gënjeshtrave në Kremlin

Story i radhës

Pentagoni: S’mund të barazohet agresioni rus me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

Të fundit nga

Istogu e fitoi ndeshjen e fundit të vjeshtës

Istogu ka fituar ndaj Besës në Pejë, të premten mbrëma. Ndeshja e mbetur e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave përfundoi me rezultat 43:16 në
ShkoLartë