Të shohësh pornografi ende konsiderohet tabu. Dhe nëse flasim për femra që shikojnë porno, konsiderohet akoma edhe më skandaloze.
Por a e ndryshon kjo faktin që ka një numër të madh njerëzish që shpenzojnë një kohë të konsiderueshme duke parë pornografi çdo ditë? Sinqerisht që jo. Madje industria e pornografisë është në kulmin e suksesit të vet me një audiencë të madhe. Por si ta kuptojmë se kur jemi duke e tejkaluar me kohën që shpenzojmë për të parë porno?
Studimi
Sipas një studimi të publikuar në revistën Sociology, të shikosh porno për argëtim ose kur je i lirë nuk është një ide e keqe. Në fakt, kjo ndihmon për njerëzit e dëshpëruar, pasi çliron hormonet e lumturisë. Nuk ka të dhëna të sakta se sa orë mund të shikoni pornografi pa ju shkaktuar ndonjë dëm. Por sipas ekspertëve, të shpenzosh rreth 4 orë në javë për të parë pornografi është ok. Megjithatë, duhet të kihet parasysh që të mos qëndrojnë ngjitur në ekran për 4 orë rresht. Pra 4 orarshi duhet ndarë përgjatë javës.
Efektet e dëmshme të shikimit të tepërt të pornografisë
Mund ta keni lexuar tashmë diku se shikimi i tepërt i pornografisë është i dëmshëm për shëndetin dhe marrëdhënien tuaj mendore. Në fakt, në shumë raste, shikimi i tepërt i filmave për të rritur mund të çojë në pritshmëri jorealiste, të cilat mund të shkaktojnë pastaj shumë presion për ju dhe partnerin tuaj.
Sipas një studimi të botuar në Gazetën Ndërkombëtare të Kërkimeve Mjedisore dhe Shëndetit Publik, shikimi i tepërt i pornografisë dhe masturbimi i shpeshtë mund të çojë në mosfunksionim seksual si te femrat ashtu edhe te meshkujt.
Mund të çojë në ndryshime të sjelljes
Shikimi i tepërt i pornografisë mund të çojë në ndryshime të sjelljes që mund të ndikojnë tek ju si dhe në marrëdhënien tuaj.
Këshilla për të pasur një marrëdhënie të shëndetshme me pornografinë
Të dini kur të ndaloni. Njerëzit që shikojnë shumë porno kanë marrëdhënie seksuale më pak të suksesshme në jetën reale.
– Nëse jeni në një lidhje, mund të shikoni porno me partnerin tuaj ose ndoshta të diskutoni me të për atë që keni parë. Kjo do ta bëjë lidhjen tuaj argëtuese dhe të fortë.
– Nëse keni dëshirë të shikoni pornografi gjatë gjithë kohës dhe keni nevojë të shikoni akoma dhe më shumë, atëherë dijeni se është një flamur i kuq dhe duhet ta merrni nën kontroll situatën.
– Shikimi i pornografisë është krejtësisht i padëmshëm, në fakt, është mirë të shikoni pornografi për shëndetin tuaj mendor dhe fizik përderisa nuk e teproni.