Shenjat që i pret një ‘nëntor i vështirë’

min lexim

Tri shenja të zodiakut do të kalojnë një “ferr” në muajin nëntor dhe kaosi e paqëndrueshmëria do të jenë një dukuri e zakonshme.

Çfarë mund të konkludohet me siguri – ato 30 ditë do t’u duken si një përjetësi.

Bricjapi

Bricjapët do të ndiejnë thelbin e vërtetë të “varësisë”. Rritja e të ardhurave nuk është as afër dhe për shkak të një vendimi të gabuar, ata mund të gjenden në zyrën e punës.

Për sa i përket dashurisë – do të jetë më e mira për beqarët sepse do të mbeten vetëm, kurse ata që janë në një lidhje – nuk do të jenë më.

Përveç faktit që ky muaj do t’i lodhë plotësisht personat e kësaj shenje të horoskopit, nuk do t’u sjellë as edhe një moment lumturie. Por, në fillim të vitit të ardhshëm “do të lindin sërish”.

Dashi

Fillimi i muajit do të jetë përrallor, por me afrimin e muajit në mes, lindin ferr dhe probleme të mëdha.

Përveç problemeve financiare, i presin edhe dashuria dhe problemet shëndetësore.

Biznesi nuk do të lulëzojë dhe gabimet e tyre do t’i numërojnë kolegët dhe do të presin vetëm momentin kur mund t’i “fusin nën autobus” dhe t’i nxijnë para të gjithëve.

Ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe të analizojnë çdo vendim deri në detajet më të vogla.

Për Dashin, nëntori është padyshim muaji më i keq i 2022-shit dhe si qershia mbi tortë – marrëdhëniet dhe martesat afatgjata do të marrin fund.

Gaforrja

Para Gaforres është një muaj i ngarkuar plot turbulenca, por në çdo kuptim negativ dhe të frikshëm.

Ata që nuk kanë para për “ditët e zeza” do të jenë më të prekurit pasi që do të përballen me humbje të mëdha financiare.

Kur bëhet fjalë për jetën e dashurisë – një “re e zezë” do të varet mbi këtë shenjë të zodiakut dhe partnerët do të thyejnë zemrat e tyre.

Marrëdhënie të shkëlqyera nuk do të ketë as në familje. Edhe pse muaji që vjen është krejtësisht i tmerrshëm dhe më së miri do të ishte ta flinit gjatë, në fillim të dhjetorit gjërat do të ndryshojnë, ndaj ia vlen të prisni atë mundësi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Xi në mandatin e tretë si sekretar i Partisë Komuniste të Kinës

Story i radhës

Dëmtimi i rrugës/ Dhjetra banorë në Guras të Pogradecit dalin në protest, nuk lejojnë qarkullimin e mjeteve

Të fundit nga